Monday, April 20, 2026

Lajmi në kohë reale

Yje të muzikës shqiptare mblidhen në Selanik më 7 Mars për një mbrëmje festive

Më 7 Mars, në Selanik të Greqisë, do të organizohet një koncert festiv kushtuar nënave dhe motrave shqiptare. Aktiviteti synon të bashkojë komunitetin shqiptar në një mbrëmje të veçantë me muzikë dhe festë.

Në këtë koncert do të performojnë artistët e njohur nga të gjitha trojet shqiptare: Valbona Halili, Kore Ermal, Armando Shabanaj, Roni Mulleti, si dhe këngëtarja Elvira Fjerza, të cilët do të sjellin një repertor të pasur muzikor për publikun.

Koncerti organizohet nga Gaz Balla & Pjerin Biba, ndërsa organizatorët ftojnë të gjithë dashamirësit e muzikës shqiptare të bëhen pjesë e kësaj mbrëmjeje festive.

Latest Posts

Mos e humb lajmin