GazetaMax
Uncategorized

BE miraton rregulloren e internetit për gjigandët e teknologjisë

Google, Facebook dhe Amazon duhet të kontrollojnë përmbatjen dhe reklamat e paligjshme

Vendet e Bashkimit Evropian dhe ligjvënësit e BE-së arritën një marrëveshje mbi rregullat e reja që u kërkojnë gjigantëve të teknologjisë të bëjnë më shumë për të kontrolluar përmbajtjen e paligjshme në platformat e tyre dhe të paguajnë një tarifë për rregullatorët që monitorojnë pajtueshmërinë e tyre.

Marrëveshja erdhi pas më shumë se 16 orësh negociatash. Akti i Shërbimeve Dixhitale do të sigurojë që ajo që është e paligjshme jashtë linje të shihet dhe trajtohet gjithashtu si e paligjshme në internet.

Sipas DSA, kompanitë përballen me gjoba për shkeljen e rregullave, ndërsa shkeljet e përsëritura mund t’i ndalojnë të bëjnë biznes në BE, është shprehur Margrethe Vestager komisionere për platformat digjitale.

Rregullat e reja ndalojnë reklamat që synojnë fëmijët ose të dhëna të ndjeshme si feja, gjinia, raca dhe opinionet politike. Po ashtu edhe ato që mashtrojnë njerëzit në dhënien e të dhënave personale gjithashtu do të ndalohen.

Kompanitë gjithashtu përballen me një tarifë vjetore deri në 0.05% të të ardhurave vjetore në mbarë botën për të mbuluar kostot e monitorimit të pajtueshmërisë së tyre. Blloku 27-vendesh dhe ligjvënësit mbështetën muajin e kaluar rregullat të quajtur Akti i Tregjeve Dixhitale që mund të detyrojnë Google, Amazon, Apple, Meta dhe Microsoft të ndryshojnë praktikat e tyre kryesore të biznesit në Evropë.

Klan News

Related posts

5 Maji, Dita Botërore e Fjalëkalimit

e-max

Shfletuesi i kriptomonedhave vjen në iPhone

e-max

Ndoshta UÇK-ja t’i shëron komplekset!

Apple do të shkurtojë prodhimin e iPhone dhe AirPods

e-max

Plane për të vrarë Putinin, çfarë po kurdisin shërbimet sekrete

e-max

Konkurrencë në ‘Formula E’ makinat elektrike po fitojnë terren

e-max