GazetaMax
Lajme

Besimtarët ortodoks festojnë Pashkët

Shkup, 24 prill – Besimtarët ortodoksë sot në të gjithë vendin festojnë ngjalljen e Jezu Krishtit në meshën e Pashkëve.

Ringjallja e Krishtit në mesnatë ishte kumtuar në të gjitha tempujt e Kishës ortodokse të Maqedonisë, ndërsa sot mbahen liturgji rasti.Kjo festë është bashkim i besimit dhe traditës, e kultivuar që ngaherë, ndërsa fillon Të enjten e Madhe që para lindjes së diellit kur amviset i ngjyrosin vezët e para të Pashkëve.

Kjo traditë kishtare rrjedh që prej shekullit të parë pas Krishtit, përkatësisht kjo praktikohej që në kohën e apostujve të shenjtë – nxënësit e krishtit dhe trashëguesve të tyre.Ngjyra e kuqe ka simbolikën e fitores. Rëndësia e saj në këtë festë krishtere është se Jezu krishti me ringjalljen e vet e fitoi vdekjen.

Festa  Ortodokse e Pashkëve shoqërohet me vezën e kuqe, bukën e ëmbël, flakën e shenjtë dhe mishin e qengjit. Vezët janë simbol i jetës, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon sakrificën e Jezu Krishtit, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj.

Sipas Traditës së shenjtë konsiderohet se Maria Magdalena e para e ka filluar këtë rit për vezët e kuqe të Pashkëve.Duke e ndjekur shembullin e saj, të krishterët e parë filluan t’i dhurojnë vezët e kuqe në festën e Pashkëve dhe më pas të përshëndeten Krishti u ringjall – Me të vërtetë u ringjall

Ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës. Pjesë tjetër e traditës së Pashkës Ortodokse është buka e pashkës, ku vendoset veza e kuqe në mes, e cila duke qenë e ëmbël shpreh kuptimin e ëmbëlsisë dhe lumturisë të cilat i përmbajnë fjalët e Zotit dhe lutjet e besimtarëve.

Zakonisht në traditën ortodokse vezët ngjyrosen ditën e enjte para Pashkëve dhe konsumohen ditën e diel ose në ditët në vazhdim. 

Related posts

Austria hap dyert, kërkon punëtorë nga Maqedonia e Veriut, 24 mijë vende të lira

Gazetamax.mk

Mora valixhen dhe pas 54 viteve fillova jetën e re, Vesna rrëfen rrugëtimin e saj në Bali

Gazetamax.mk

Komuna e Tetovës shpall “Qytetar Nderi”, shkrimtarin Ismail Kadare

Gazetamax.mk