GazetaMax
BALLINA

Grubi uron Makronin: Presim përkrahje më të madhe në rrugëtimin drejt BE-së

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi me rastin e fitores në zgjedhjet presidenciale në Francë, ka uruar Emmanuel Macron duke e përgëzuar për mandatin e dytë.

Bashkë shohim drejt horizontit të përforcimit të bashkëpunimit të vendeve tona dhe presim përkrahje edhe më të madhe në rrugëtimin е integrimit tonë europian, ka shkruar kështu Grubi në rrjetet sociale.

Mesazh urimi i Grubit për fitoren e Macron:

Populli i Francës vendosi që Emmanuel Macron t’ju prijë sërish proceseve të rëndësishme politike nga pozita e kryetarit të shtetit.

Përgëzoj mikun e vendit tonë presidentin Macron për fitoren, ndërsa Francën mike për procesin e zhvilluar demokratik zgjedhor.

Bashkë shohim drejt horizontit të përforcimit të bashkëpunimit të vendeve tona dhe presim përkrahje edhe më të madhe në rrugëtimin е integrimit tonë europian.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=536835454472644&set=a.262689908553868

Related posts

Historike/ Grubi në Tiranë firmos marrëveshjen për port të thatë më Strugën

e-max

Ahmeti mori pjesë në promovimin e librit “Mes një ëndrre të bukur, si një përrallë”

e-max

Grubi priti në takim ambasadorin e ri britanik, Matthew Lawson

e-max