GazetaMax
Lajme

MASH kërkon dialog, Shaqiri: Shpresoj të martën të fillojë mësimi

Shkup, 24 Prill – Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri shprehet i bindur se nga java e ardhshme do të fillojë procesi edukativo-arsimor në një pjesë të madhe të shkollave të vendit. Kështu u shpreh Shaqiri në “Intervistën e Javës” në  TVM 2, sipas të cilit, këtë shpresë e bazon në faktin se gjatë kësaj fundjave do të arrijë t’i bind drejtorët e shkollave dhe mësimdhënësit, se 10 % shin e ofruar dhe vazhdimin e dialogut është bazë e mirë për të ndërprer grevën dhe për të filluar mësimin.

“Unë pres që javën e martë që vjen në shumicën e shkollave të ketë mësim, le të vazhdojë paraqitja e pakënaqësisë në forma të ndryshme, deri në këtë periudh kohore pamë se kush është dhe në cilën anë është, ose u bë maksimumi nga njëra anë, ka hapësirë për diskutim sepse nuk janë çështjet të debatit vetëm pagat, por do të jenë edhe organizimet brenda proceseve edukativo arsimor, shoh një të ardhme më të mirë duke bashkëpunuar”, u shpreh ministri i arsimit Jeton Shaqiri.

Shaqiri thotë se tashmë është bërë makismumi nga ky buxhet për rritjen e pagave të mësimdhënësve për 10 %. Vendi ballafaqohet me pasojat e krizës ekonomike dhe energjetike, dhe kjo është arsyja se pse nuk mund të ofrohet ofertë  e re.

“Do të mundohem dhe jam i përqendruar dhe i koncetruar që ky 10 % fillestar të pranohet, të fillojë mësimdhënia dhe të shohim çdo mundësi tjetër në të ardhmen për të parë në marrëveshjen koletive për rritjen e pagave të tyre. Aktualisht nën këtë nivel nuk mund të shkojmë, ndërsa me mundësi tjera mund të ketë edhe rritje tjera”, theksoi Shaqiri.

Pavarësisht se rritja e pagave të mësimdhënësve për 10 ose më shumë përqind do të ndikojë në inflacion, Shaqiri shprehet i gatshëm që të vazhdojë negociatat me SAShK-un për të parë çdo mundësi tjetër që mund të ketë egzekutivi për rritjen e pagas në arsim edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Related posts

Zajkova konfirmon se gjatë takimit me Kovaçevskin është diskutuar dhe zgjerimi i shumicës parlamentare

Gazetamax.mk

Filloi gjykimi për rastin “Besa Trans” ku humbën jetën 45 qytetarë

Gazetamax.mk

Mickoski i bën thirrje shtetit ta pranojë propozim-ligjin për formimin e shoqatave dhe fondacioneve

Gazetamax.mk