GazetaMax
Sport

8 lojtarë largohen nga Man United, në mesin e tyre edhe Ronaldo

Cristiano Ronaldo është në mesin e tetë futbollistëve që mund të largohet nga Manchester United gjatë verës që vjen.
Këtë e ka bërë të ditur ish-futbollisti i Manchester Cityt, Danny Mills.
Sipas ish-mbrojtësit të djathtë, Ronaldo, Paul Pogba, Eric Bailly, Victor Lindelof, Phil Jones, Jesse Lingard, Juan Mata e Nemanja Matic, janë futbollistët që mund t’i bëjnë valixhet gati për t’u larguar nga “Old Trafford” në fund të këtij sezoni.
Ronaldo i ka realizuar 22 gola deri tash në të gjitha kompeticionet me gjigantin anglez.
Mirëpo, 37 vjeçari nuk do të pranojë të luajë në “Old Trafford” pa pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.
E humbja e fundjavës nga Arsenali e ka lënë thuajse përfundimisht gjigantin nga qyteti i Manchesterit pa marrë pjesë në Champions sezonin tjetër.
“Për Ronaldon do të jetë më e vështirë, por jam i sigurt se dikush do ta merrte atë. Kujtojeni, United nuk ka paguar shumë për të. Nuk është se Man Utd do të pësonte goditje të madhe nëse e lë të lirë të largohet”, deklaroi Mills për “Football Insider.
Sipas tij, trajneri i ardhshëm, Erik Ten Hag do të mundohet ta ndërtojë një ekip të ri dhe Ronaldo nuk është në mesin e lojtarëve që i duhen atij, shkruan Express.
“Ronaldo ka ende se çka të ofrojë, por nëse po flasim për një proces rindërtimi, ai do të jetë aty vetëm edhe për një vit, kështu që ku është poenta? Ai do të bëhej më shumë pengesë sesa ndihmë. Nëse dëshironi të pastroheni, pastrohuni mirë, pastrohuni tërësisht”, përfundoi ish-futbollisti britanik.
Për Ronaldon flitet se mund të përfundojë në Paris Saint-Germain, ose të zhvendoset në ligën amerikane, MLS, ku e pret krahëhapur klubi i David Beckhamit, Inter Miami.

Related posts

Azpilicueta heshtë mbi të ardhmen e tij

Gazetamax.mk

Liverpool arrin marrëveshje me super-lojtarin

Gazetamax.mk

Cristiano Ronaldo bëhet personi i parë që ka 500 milionë ndjekës në Instagram

Gazetamax.mk