Nëntë persona janë arrestuar dhe 371 të tjerë janë shoqëruar në komisariat gjatë protestave të zhvilluara të shtunën në tetë qytete të Italisë.
Sipas agjencisë së lajmeve AFP, shifrat u bënë të ditura nga Policia italiane në një deklaratë zyrtare.
Mes personave të shoqëruar në komisariat, 110 ishin të mitur, thuhet në deklaratë.
Autoritetet italiane nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi identitetin e personave të arrestuar dhe rrethanat e ndalimit të tyre.
Burimi:botasot.info
