Ajo është njëra nga ish konkurrentet që bëri bujë të madhe në Big Brother.
Beatrix Ramosaj është një nga personazhet më të përfolur në mediat rozë. Shkak për këtë është bërë lidhja e saj me Donald Veshajn në “Big Brother VIP”.
Këngëtarja është bullizuar vazhdimisht dhe vazhdon deri në ditët e sotme që nuk janë më bashkë.
Pak minuta më parë, përmes një video në Instagram, Trixa ka thyer heshtjen me lot në sy, duke dhënë kështu edhe një mesazh për të gjithë ata që bullizohen.
“Kjo video është për të gjithë personat aty jashtë ku bashkë me mua kanë vuajtur nga bullizmi. Unë zgjodha të hesht duke menduar që e gjithë kjo ishte pasojë e pjesëmarrjes në një program ku jeta private bëhet publike, por ASGJË nuk është nje justifikim për Cyber Bullying.
Unë nuk e meritoj, ti nuk e meriton, prandaj mos u nënshtro! Le të jetë ky një mesazh force që ti nuk je vetëm, por jemi bashkë. Duke i dhënë dorën e duke përkrahur njëri-tjetrin ta bëjmë këtë një botë më të mirë”, shkruan ajo në postimin që ka ndarë .