Pas humbjes në derbin londinez ndaj Tottenham në Premier League, skuadra e Chelsea rikthehet në fushë në FA Cup, në përballjen ndaj Liverpool. Trajneri i Chelsea, Xabi Alonso, kërkon reagim nga skuadra e tij.
“Si grup, ashtu edhe individualisht, nuk mendoj se ishim në nivelin tonë më të mire në derbin ndaj Spurs. Në pjesën e dytë situata shkoi në favor të tyre dhe më pas, me 10 lojtarë në fushë, gjërat u bënë të vështira“, tha Alonso.
Duke folur për kartonin e kuq të marrë nga Cole Palmer, ai tha se kjo do të jetë një mësim për sulmuesin anglez. “Patjetër. Arbitri ndoshta ka marrë vendimin e duhur”.
“Deri më tani nuk kishim marrë asnjë karton të kuq dhe duhet të vazhdojmë kështu, sepse na duhet kjo pjekuri për t’u përballur me momentet e vështira.
Sigurisht që është një përvojë nga e cila mund të nxirret mësim për të ardhmen”, tha Xabi Alonso.
Burimi: botasot.info
