Monday, April 20, 2026

Lajmi në kohë reale

Qarkullimi rrugor zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagësht

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë kryesisht me lagështi.

Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për automjete të udhëtarëve dhe autobusë për hyrje dhe dalje nga shteti.

Për shkak të protestave, disa pika kufitare janë të bllokuara për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, gryka dhe pranë lumenjve, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen sidomos për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes Parkut Kombëtar Galiçicë, nga data 21.11.2025 deri më 31.03.2026, është i mbyllur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve.

Latest Posts

Mos e humb lajmin