Christian Pulisic është gjithnjë e më pranë rinovimit të kontratës me Milanin.
Paraqitjet vendimtare dhe golat e shënuar e kanë kthyer futbollistin amerikan në një nga elementet më të rëndësishme të skuadrës, ndaj drejtuesit kuqezi synojnë ta mbajnë atë në Milano për një periudhë afatgjatë.
Sipas raportimeve, marrëveshja e re pritet të zyrtarizohet brenda pak ditësh dhe do ta lidhë Pulisic me klubin deri në vitin 2031.
Verën e kaluar, emri i amerikanit u përmend në merkato, pasi disa klube shfaqën interes për të siguruar shërbimet e tij.
Mes mundësive të diskutuara ishte edhe një rikthim i mundshëm në Shtetet e Bashkuara, por presidenti Gerry Cardinale nuk e ka konsideruar shitjen e tij si një opsion konkret.
Burimi: botasot.info
