Gërxhaliu feston me gol pasaportën shqiptare

Amar Gërxhaliu duket se po e feston në mënyrën më të mirë pasaportën shqiptare, duke gjetur rrugën e rrjetës në kampionatin turk.

Mbrojtësi 24-vjeçar shënoi në pjesën e dytë në përballjen ndaj Erzurumspor, duke çuar rezultatin në 2:0 ndaj Gaziantep në transfertë.

Pas marrjes së shtetësisë shqiptare, Gërxhaliu synon të bëhet pjesë e Kombëtares kuqezi.

Mbrojtësi i qendrës luan prej disa sezonesh në Turqi dhe është përfolur si një emër që mund t’i bashkohet listës së trajnerit Rolando Maran, por mbetet për t’u parë nëse do të marrë një ftesë në muajin nëntor.

Paraqitjet e tij në kampionatin turk mund ta vendosin në vëmendjen e stafit teknik si një alternativë për repartin defensiv të Shqipërisë në ndeshjet kundër Finlandës dhe Bjellorusisë që ekipi kombëtar do të luajë muajin tjetër.

Burimi: botasot.info