GazetaMax
Lajme

Kyuchyuk: Presioni i jashtëm ndaj Bullgarisë lidhur me Maqedoninë e Veriut është legjitim

Sofje, 27 prill – Presioni i jashtëm ndaj Bullgarisë lidhur me Maqedoninë e Veriut është legjitim pasi Bullgaria e ndërpren projektin evropian, ndërsa Komisoni evropian dha sinjal të qartë se dëshiron që vendi të jetë faktor shumë serioz në Ballkan, tha raportuesi për Maqedoninë e Veriut nga Parlamenti Evropian dhe eurodeputeti Ilhan Qyçuk gjatë konferencës së nëntë vjetore “Ballkani në shekullin e 21-të – pikëpamja bullgare” me temë “Marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut – Si prej tani e tutje”.

Ai potencoi se është rrezik të propozohet ndarja e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, pasi vështirë do t’u sqarohet partnerëve në Shkup pse duhet të ndodh kjo dhe të lihet Shqipëria të vazhdojë vet, e jo së bashku me Maqedoninë e Veriut.

Ish presidenti bullgar, Georgi Përvanov, megjithatë deklaroi se pozita kornizë e pranuar nga autoritetet në Sofje është dokument jofunksional me shumë përmbajtje dhe për përdorim të brendshëm, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja.

Në të njëjtën kohë, ai komentoi se marrëveshja mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut nga viti 2017 ka krijuar ambient stabil, se i ripërtërit marrëdhëniet mes Sofjes dhe Shkupit, por për krahasim me marrëveshjen mes Shkupit dhe Athinës, ai me Sofjen nuk është i frytshëm.

Related posts

Shaqiri: Po intensifikohen rikonstruimet infrastrukturore në shkollat fillore dhe të mesmeMinistri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot vizitoi ShFK „ Josip Broz Tito” në Komunën e Strugës, ku në rrjedh është rikonstruksioni i zdrukthtarisë, përkatësisht është duke u bërë ndërrimi i dyerve të vjetruara të klasave. -Ky investim, për të cilin janë ndarë më shumë se 700 mijë denarë me mbështetjen e Bankës Botërore, partnerin tonë me të cilin punojmë intensivisht në avancimin e sistemit arsimor në vend. Gjatë sezonit ndërtimor po punohet në shumë shkolla fillore dhe të mesme me qëllim të përmirësimit të kushteve nëpër shkolla, që besoj se do të ndikojë në suksesin e nxënësve, theksoi ministri. Shaqiri rikujtoi se me buxhet prej mbi 4.5 milionë euro, janë paraparë aktivitete rikonstrutive për 50 objekte shkollore në disa komuna të vendit, deri në fund të këtij viti kalendarik. Mjetet janë siguruar në buxhetin e Ministrisë së Arsimit, njësisë projektuese për ndërtimin e 145 sallave sportive dhe rehabilitimin e objekteve shkollore, ndërsa pjesa më e madhe e shkollave, gjegjësisht 40 objekte, do të përfishen sërish nga aktivitetet rikonstruktive me mbështetjen e Bankës Botërore.

Gazeta Max

Gjorgievska: Të krijojmë mekanizma efikase juridike për mbrojtje dhe sanskionim të dhunës në internet

Gazeta Max

Zëvendës ministri i MPB Iseni viziton SPB në Kumanovë dhe në Departamentin e Policisë në Mateç

Gazeta Max