Bilall Kasami: Dibra po transformohet nën udhëheqjen e Fisnik Melës
Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka vizituar sot qytetin e Dibrës së bashku me baahkëkryetarin tjetër të VLEN, Izet Mexhiti, dhe nënkryetaren Mimoza Musën dhe funksionarë të tjerë të VLEN-it. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kasami tha se nga afër kanë parë transformimin që po përjeton Dibra nën udhëheqjen e kryetarit të komunës, Fisnik Mela. Sipas tij, në Dibër po realizohen njëkohësisht disa projekte dhe, megjithëse Mela ka vetëm pak muaj në detyrë, puna dhe përkushtimi i tij tashmë janë të dukshme. Kasami theksoi se veçanërisht i gëzohet vendimit për kufi të përbashkët me një ndalesë mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, duke vlerësuar se përfituesit më të mëdhenj të këtij vendimi do të jenë banorët e Dibrës dhe rrethinës. Në fund, ai e përgëzoi kryetarin Fisnik Mela për punën e deritanishme dhe e falënderoi për mikpritjen gjatë vizitës. Statusi i plotē; Dibra po transformohet nën udhëheqjen e Fisnik Melës! Sot, bashkë me Izet Mexhitin dhe Mimoza Musën, si dhe me funksionarë e bashkëpartiakë nga VLEN-i, vizituam qytetin e Dibrës. E pamë nga afër transformimin e Dibrës nën udhëheqjen e kryetarit Fisnik Mela. Aty po punohet në disa projekte paralelisht. Edhe pse pak muaj në detyrë, tashmë ndjehet puna dhe përkushtimi i Fisnikut! Jam veçanërisht i lumtur që vendimin për kufi të përbashkët me një ndalesë me Shqipërinë do ta gëzojnë më së shumti banorët e Dibrës me rrethinë. Kryetarin e Dibrës e përgëzoj për punën dhe e falënderoj për mikpritjen.