GazetaMax
Lajme

Xhaferi-Stefançuk: Do t’i bashkohemi synimeve për të rindërtuar Ukrainën pas përfundimit të kësaj lufte

Shkup, 28 prill – Republika e Maqedonisë së Veriut iu bashkua pa rezerva të gjitha masave kufizuese të ndërmarra nga bashkësia ndërkombëtare ndaj Federatës Ruse dhe kjo do të vazhdojë. Në të njëjtën kohë, Republika e Maqedonisë së Veriut iu bashkua nismës së anëtarëve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian për ndihmë financiare dhe ushtarake për Ukrainën, deklaroi kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në takimin me kryetarin e Parlamentit të Ukrainës (Vërhovna Rada) Ruslan Stefançuk.

Xhaferi, siç njoftojnë nga Kabineti i tij, falënderoi për ftesën dhe theksoi se ishte aty për të shprehur mbështetjen personale dhe institucionale për Parlamentin ukrainas (Vërhovna Rada) dhe deputetëve, si dhe mbështetjen e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe populli ukrainas.

“Gjithsesi, do bashkëngjitemi edhe ndaj synimeve për rindërtimin e Ukrainës, pas përfundimit të kësaj lufte të pakuptimtë. Sot kishim rastin që në vendndodhje ti shohim edhe veprat e krimit që i ka bërë Federata Ruse në truallin e Ukrainës dhe ndaj qytetarëve ukrainas dhe prandaj, pas kësaj vizite të sotme edhe personalisht edhe institucionalisht do të angazhohemi që ato vepra krimi të marrin emrin përkatës, dhe asnjë emër tjetër përpos vepra gjenocidi. Natyrisht, në fund edhe njëherë falënderoj për ftesën, rroftë Ukraina, rroftë populli ukrainas”, ka theksuar kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, thuhet në kumtesën nga Kabineti i tij.

Related posts

Panovski: Virusi “Kraken” nuk është më i rrezikshëm se llojet tjera të Covid

Gazetamax.mk

Fillon Simpoziumi i 4-të ndërkombëtar për bujqësinë dhe ushqimin-ISAF 2022

Gazetamax.mk

Musa Xhaferi: Po kërkojmë llogaridhënie, nuk është tragjike nëse kjo gjeneratë ngel në klasë

Gazetamax.mk