GazetaMax
Ballina Lajme

“Fotografitë e ditës” të Talat Xhaferit

Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, një ditë pas vizitës në Ukrainë, ka vendosur që në facebook ta komentojë pa fjalë, por me “foto të ditës” këtë ngjarje të jashtzakonshme. Në njërën, ai shihet me “këmishën” antiplumb duke shëtitur rrugëve të Kievit apo në ndonjë qyteze që ai vizitoi, dhe në tjetrën, ku përshëndetet me kryetarin e Ukrainës, Volodimir Zelenskin.
Si duket, z. Xhaferi ka zgjedhur heshtjen që t’i le fotografitë që qarkulluan botës të flasin vetë, sepse mesazhet kryesore dhe shumë domethënëse ai i dha dje në Kiev në takim me kryetarin e Ukrainës:
”Nuk mund t’ju shikoj në sy, jam i pagojë dhe gjithë zemërim. I zemëruar që bota nuk ka zë mjaftueshëm të fortë t’i thotë “ndal” këtij invazioni të pamend. I zemëruar jam që njerëzimi lejoi të jemi dëshmitarë memecë të një lufte që mendonim se është pjesë e historisë. Jam i shqetësuar nga numri i varrezave lehet e të cilave nuk mund t’i shikojë syri i njeriut, ndërsa pashë vetëm pjesë të Buçës dhe Irpinit…Ndonëse e kam vështirë t’ju shikoj në sy, do t’ju dëshiroj të jini të fortë dhe të qëndrueshëm deri në lirinë e Ukrainës dhe popullit ukrainas”.
Kryeparlamentari Xhaferi ishte i ftuar nga homologu i tij nga Verhovna Rada, Stefançuk, me ç’rast vizitoi edhe qytezën Buça, ku forcat ruse besohet se kishin bërë masakra ndaj civilëve, duke u shprehur se pasi ka parë këto krime të shkaktuara nga rusët, do të angazhohet personalisht por edhe institucionalisht, që ato vepra krimi të marrin emrin përkatës, dhe asnjë emër tjetër përpos vepra gjenocidi.
Siç u tha edhe dje, Talat Xhaferi ishte i pari udhëheqës i lartë nga Ballkani që vizitoi Kievin në kushte lufte.

 

Related posts

Mickoski: Inflacioni nuk është i lartë vetëm për shkak të krizës

Gazetamax.mk

Shënimi i Ditës Ndërkombëtare për Qasje Universale në Informacione

Gazetamax.mk

Islam Abazi, shef i Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit

Gazetamax.mk