I shënoi tre gola Milanit, sulmuesi 22-vjeçar futet në histori

Samuel Mbangula ka hyrë në historinë e Serisë A, duke realizuar një tregolësh në transfertë ndaj Milanit.

Sulmuesi është bërë lojtari i dytë që arrin këtë statistikë kundër kuqezinjve në epokën kur fitorja vlerësohet me tre pikë.

Para tij, këtë arritje e kishte regjistruar vetëm Gabriel Batistuta, më 26 shtator 1998, kur luante me fanellën e Fiorentinës.

Pas 28 vitesh, Mbangula përsërit një rekord të rrallë në futbollin italian.

Një paraqitje historike për sulmuesin, që e shkruan emrin e tij në statistikat e Serisë A.

Burimi: botasot.info