GazetaMax
Lajme

Seancë e rregullt e Kuvendit vjetor të FKF

Shkup, 29 prill – Federata Kombëtare e Fermerëve (FKF) sot në Fakultetin për Shkenca Bujqësore dhe Ushqim do të mbajë seancë të rregullt të Kuvendit vjetor.

Në seancë do të shqyrtohen dhe miratohen aktivitetet për vitin aktual dhe raportet e vitit të kaluar.

Siç paralajmëron FKF janë paraparë fjalime të drejtorit të Agjencisë Pagesore Nikica Baçovski, të udhëheqësit të Sektorit për Zhvillim Rural në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Goce Georgievski, si dhe Vasko Haxhievski nga zyra rajonale e We Effect për Evropë.

Aktivitetet dhe rezultatet e FKF-së do t’i prezantojnë kryetarja e Federatës, Vaska Mojsovska, drejtori ekzekutiv Stevan Orozoviq, si dhe anëtarët e Këshillit Drejtues, Memet Sinani dhe Frosina Gjorgjievska.

Related posts

Takim Francë – Ballkan për kontributin e autoriteteve lokale në procesin e integrimeve evropiane

Gazeta Max

Dy të plagosur nga të shtënat me armë në Hasanbeg

Gazeta Max

Kompanitë po kërkojnë mënyrë për t’i mbijetuar krizës energjetike.

Gazeta Max