Në ndeshjen përmbyllëse të javës së 8-të të Kategorisë së Parë, mes Ilirisë së Fushë-Krujës dhe Flamurtarit, e zhvilluar në stadiumin “Redi Maloku”, triumfuan vendasit me rezultatin 2:1.
Pjesa e parë u mbyll me golin e vetëm të Adolf Selmanit.
Në fraksionin e dytë, gjithçka u vendos në minutat e fundit.
Fillimisht, Olala dyfishoi shifrat për Ilirinë në minutën e 90-të, ndërsa Korreshi ngushtoi diferencën në minutën e 90+3-të.
Me këtë fitore dhe tri pikët e siguruara, Iliria ngjitet në krye të renditjes, në kuotën e 15 pikëve, aq sa ka edhe Kukësi. Ndërkohë, Flamurtari zbret në vendin e pestë, me 12 pikë.
Burimi: botasot.info
