Gjykata e Lartë ka caktuar datën 10 dhjetor për shqyrtimin e çështjes gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Tahiri kërkon pafajësi, ndërsa Prokuroria e Posaçme, në rekursin e saj, kërkon dënimin e tij për veprat penale të trafikut të drogës dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal.
Ish-ministri i Brendshëm është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit vetëm për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Ndërsa akuzat për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal nuk janë pranuar nga gjykatat e dy shkallëve.
Burimi:botasot.info
