Ajo është një artiste e muzikës shqiptare por edhe një humaniste që shpesh herë i qëndron pranë njerëzve në nevojë. E kemi fjalën pêr këngëtaren Antigona Bajrami e cila në pamundësi për tju bashkuar profestave që kanë nisur me moton ” Edhe sa Arlinda”, pasi ajo jeton larg ka reaguar duke publikuar edhe disa foto në bardh e zi, e veshur me të zeza. Artistja në foto ka prekur me vargjet e saj në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekaj ku mes tjerash mbi foton e saj shkruan ” Ajo ishte një grua me ëndrra, forcë dhe një zemër plot jetë…Arlinda Zekaj nuk ishte vetëm një emêr, ajo ishte një jetë, njē dritë….”. Mesazhin e Antigonës e prekur mjaft nga ngjarja mund ta lexoni në foton që artistja ka shpërndarë në rrjetin e saj social. Duke u sensibilizuar me dhimbjen e kësaj ngjarje makabre vetë këngëtarja që si çdo person dhe konkretisht si grua është prekur shumë dhe ka shpërndarë edhe fotot e veshur me të zeza.
Këngëtarja dhe humanistja Antigona Bajrami prek me mesazhin e saj
