GazetaMax
Lajme

Në MPB marrin rrogë edhe nga 20.000 denarë! Administrata e MPB-së shqyrton mundësinë për grevë?

Shkup, 30 Prill – Më afër qytetarëve për ta përforcuar besimin në polici. Këtë vit, Dita e Policisë do të shënohet pak më ndryshe, tha nga Strumica ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

“Një nga prioritet kryesore të udhëheqësisë së MPB-së ishte të vendosemi mirë në nivel strategjik për ta rritur sigurinë. Prandaj, sot i kemi rezultatet më të mira në 30 vitet e fundit në shumë segmente të ministrisë, mbi të gjitha në pjesën e krimit të organizuar dhe korrupsionit, tregtisë së paligjshme dhe kontrabandës me drogë dhe armë, në pjesën e sigurisë në trafik dhe luftës kundër korrupsionit. Ky është motiv për të gjithë ne për të vazhduar në këtë punë me më shumë përkushtim”, tha Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme

Që të kemi rezultate të këtilla, duhet të kemi policë të motivuar, deklaroi Spasovski. Por, me këtë nuk pajtohet kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë. Edhe të punësuarit në shërbimet administrative pranë MPB-së e shqyrtojnë mundësinë që t’i bashkëngjiten grevës së Drejtorisë së Librave Amë, duke e ndërprerë fotografimin për pasaporta dhe letërnjoftime. Goce Dellçev thotë se kushtet për forcat e sigurisë në vend e kanë prekur kulmin.

“Në MPB ende ka të punësuarit në shërbime administrative të cilat marrin rrogë prej 20, 21, 22 mijë denarëve. Ndoshta është joserioze që këtë po e them para opinionit publik, ndoshta do të më akuzojnë në rrjetet sociale, pasi qytetarët nuk e dinë gjendjen reale, nuk e dinë lartësinë e rrogave që i marrin të punësuarit në polici”, tha Goce Dellçev, Sindikata e Pavarur e Policisë.

Dellçevi paralajmëroi se protestës së nesërme të Lidhjes së Sindikatave do t’i bashkohen edhe të punësuarit në polici.

Related posts

Shpërthejnë zjarre të reja në Kumanovë dhe Shtip

Gazeta Max

Ukraia raporton se forcat ruse kanë vrarë 300 njerëz në Mariupol

Gazeta Max

Takim Kasami – Destani, biseduan për thellimin e bashkëpunimit si dhe për disa projekte në dobi të qytetarëve

Gazeta Max