GazetaMax
Lajme

Vijojnë negociatat SASHK-Qeveri

Shkup, 30 Prill – Mijëra punonjës kanë vazhduar të marrin paga rreth 16 mijë denarë pavarësisht hyrjes në fuqi të Ligjit për rritje të pagës minimale në 18 mijë denarë. Në këtë rast, më të prekur janë punonjësit në industrinë e tekstilit të cilat kanë raportuar për shkelje ligjore. Nga Inspektorati Shtetëror i Punës thanë për Alsat se nuk ka pasur një volum të shtuar ankesash për mos pagesën e pagës minimale duke shtuar se në teren po kryhen kontrolle të shumta.

“Inspektorati shtetëror i punës për kryen kontrolle, posaçërisht në pjesën lindore të Maqedonisë së Veriut ku ka koncentrim më të madh të fabrikave të tekstilit. Gjatë javës së ardhshme do të mund të jap raport të plotë në pjesën e kontrolleve të zbatuara, respektivisht në çfarë mase dhe vëllim punëdhënësit i respektojnë përcaktimet ligjore që kanë të bëjnë me pagesën minimale”, tha Vesna Tomovska, Inspektorati Shtetër i Punës

Ndërkohë, qytetarët shprehen të revoltuar se përveç mos pagesës së pagës minimale ka dallime të shumta pagash në sektorin publik. Për ta është e padrejtë që pagat në ndërmarrjet publike të jenë edhe deri në 3 mijë euro.

“Gjithmonë ka qenë kështu, edhe në kohën tonë edhe tani. Dikur ishte një ndaj tre ndërsa tani një ndaj dhjetë”, qytetar

“Gjithmonë kanë marr më shumë. Punëtori më i thjehstë më pak. Punëtori më shumë lodhet e rrogën më të vogël, çfarë të bësh, kështu është ky shtet”, qytetar

“Duhet të ketë dallime por jo aq drastike. Edhe përgjegjësia është e ndarë. Drejtori ka përgjegjësi të madhe prandaj duhet të ketë pagë më të madhe por jo të jetë drastike”, qytetar

“Kjo gjendje është e njohur në vendin tonë por nuk është në rregull, vlerësoj se duhet të korrigjohet. Kot që miratohen ligje, nëse  nuk mund të realizohen që të zbatohen atëherë gjithçka është e kotë”, qytetar

Zv kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi tha se ndryshimet në Ligjin për pagat duhet të definojë cili është niveli më I ulët I pagës dhe ai më I lartë në sektorin publik.

“Fatkeqësisht, në vendin tonë për 30 vjet askush nuk ka hy që të bën një gjë të tillë dhe të vendos se cilat janë minimum dhe maksimumi I lëvizjes së pagave në sektorin publik. ..Mos të vijmë në situate, siç e thamë edhe dje, nji anëtarë I një Këshilli drejtues të ketë   të lartë se presidenti I shtetit. Kjo është një absurd në vete apo organet që bëjnë kontrolle të institucioneve të kenë paga më të ulëta se ata që duhet ti kontrollojnë”, tha Fatmir Bytyqi, zv kryeministër për ekonomi

Sipas Bytyqit, në gjashtë muajt e ardhshëm do të punohet për Ligjin e ri për Paga. Pagat e drejtorëve apo anëtarëve të bordeve drejtuese në disa prej ndërmarrjeve publike që janë nën ombrellë shtetërore sillen nga 1000 deri në 3000 euro. Reforma e administratës është premtim i pothuajse çdo qeverie. Janë premtuar shkurtime të pagave, shkurtim të numrit të nëpunësve, departizim dhe transferim në sektorin privat. 

Related posts

Pendarovski për klubin kontestues në Manastir: “Faji” është edhe te institucionet tona

Gazetamax.mk

‘Unë nuk di si të jetoj’- Oligarku rus i tmerruar se banka i jep vetëm 2500 paund në muaj për shkak të sanksioneve

Gazetamax.mk

Osmani: Maqedonia e Veriut është aktor i rëndësishëm në skenën ndërkombëtare

Gazetamax.mk