GazetaMax
Lajme

Samiti i qershorit/ Hapja e negociatave, Arsovski: Ka gjasa, nuk përjashtohet as zhgënjimi

Shkup, 1 Maj – Fillimi i bisedimeve me Bashkimin Evropian duhet të fillojë verës përfundimisht, sepse kemi humbur shumë kohë dhe nuk duhet lejuar procesi të zvarritet më tej, thotë analisti politik, Petar Arsovski.

Ai shpreson për një epilog pozitiv në samitin e qershorit po nuk përjashton mundësinë që edhe ky vit të kalojë pa një hap përpara. Edhe Sofja zyrtare sipas Arsovskit, është duke u komplikuar  edhe më shumë në vendimmarrjet që kanë të bëjnë me Maqedoninë e Veriut.

“Maqedonia nuk mundet të pret më shumë  nga data e  qershorit  për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Për momentin ne kemi bërë krejt çka mundemi dhe tash topi gjendet atje.  Ndërsa, pozicioni i Petkovit,  ashtu siç kalon koha dobësohet dhe situata politike në Bullgari është  më e komplikuar. Mendoj se shancat për në qershor nuk janë të pamundshme por duhet të përgatitemi edhe për mundësitë të mos zgjidhet në qershor ose të shtyhet  deri në fund të vitit”, u shpreh analisti politik Petar Arsovski.

Qeveria dhe integrimi, Arsovski: Të koncentrohet në reformat e brendshme

Derisa problemet me Bullgarinë qëndrojnë pezull, Arsovski sugjeron qeverinë të mos rijë duarkryq por  të koncentrohet në reforma dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës, komfor standarteve të BE-së, sepse zgjidhje tjetër nuk kemi përveç bashkangjitjes në familjen e madhe evropiane.

“A duhet të mendojmë për alternativë? Maqedonia nuk ka opcion B përveç anëtarsimit në BE, por kjo nuk do të thotë se duhet t’a presim qetë në mënyrë pasive atë antarsim. Atë çka mund ta bëjmë është se,  nëse nuk kemi sukses ta zgjidhim problemin me Bullgarinë deri në qershor, t’i kthehemi reformave në shtëpi dhe me një tempo të strukturuave reformuese, përafrimin e legjislacionit me BE-në, ta shkurtojmë kohën e bisedimeve, realisht ta përmirëojnë kualitetin e jetës së shoqërisë”, theksoi Arsovski.

Sofja zyrtare kushtëzon fillimin e bisedimeve me BE-në me jetësimin e plotë të Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë apo me kushtet e ashtuqujtura, 4 plus 1. Paralajmërojnë se veto-ja bullgare nuk do të tërhiqet, nëse BE-së nuk qëndron si garancë pas kërkesave  të fqiun lindor ndaj Maqedonisë së Veriut.

Related posts

Mariçiq: Maqedonia e Veriut e ka Greqinë si partner dhe mbështetës të fortë në rrugën evropiane

Gazetamax.mk

Për tre vite, më shumë ndërtesa janë ndërtuar në në Aerodrom dhe Karposh

Gazetamax.mk

A janë afruar zgjedhjet, partitë politike në takime me qytetarët?

Gazetamax.mk