Durmishi: Hapet thirrja publike për personat e papunë që dëshirojnë të themelojnë biznesin e tyre
Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi ka njoftuar se është hapur konkursi për të gjithë personat e papunë, të cilët dëshirojnë të themelojnë biznesin e tyre. Njoftim për të gjithë personat e papunë! “Ju informojmë se janë hapur thirrje publike në kuadër të masave aktive për punësim. Ftojmë të gjithë qytetarët e interesuar të informohen dhe të aplikojnë brenda afateve të përcaktuara. Për më shumë informata rreth kushteve dhe mënyrës së aplikimit, vizitoni faqen zyrtare Agjencisë së Punësimit: https://av.gov.mk/konkurse-per-masat-aktive.nspx Shfrytëzojeni mundësinë për një hap të ri drejt punësimit dhe zhvillimit professional”, ka shkruar Durmishi.