GazetaMax
Lajme

Micotakis dhe liderët nga Ballkani, mes të cilëve edhe Kovaçevski nesër për vizitë në terminalin për LNG në Aleksandrupoli

Athinë, 2 maj – Terminali i gazit të lëngshëm natyror (LNG) në qytetin grek Aleksandrupoli nesër do të vizitohet nga kryeministri grek Kiriakos Micotakis së bashku me liderët e tjerë nga Ballkani, ndërsa sipas informacioneve të korrespondentes së MIA-s nga Athina mes tyre do të jetë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Kryeministri grek e paralajmëroi vizitën gjatë seancës qeveritare të premten dhe e theksoi rëndësinë e terminalit specifik, i cili, siç tha ai, do të ndihmojë në diversifikimin e burimeve të furnizimit me gaz natyror, jo vetëm për Greqinë, por edhe për rajonin.

“Të martën, së bashku me liderë të tjerë nga Ballkani, do të jem në Aleksandrupoli në terminalin e ri për ruajtjen dhe gazifikimin e gazit të lëngshëm natyror, projekt shumë i rëndësishëm infrastrukturor, i cili në kombinim me nisma të tjera, në më pak se 20 muaj do të na japë mundësi për të diversifikuar plotësisht burimet tona për furnizimin me gaz natyror, jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë Gadishullin Ballkanik”, tha Micotakis.

Në Aleksandrupoli së bashku me kryeministrin grek do të marrë pjesë edhe kryeministri Kovaçevski. 

Related posts

Ushtria e Kosovës po rritet, sot trajnimin bazik e filluan grupi i parë i të rinjëve

Gazetamax.mk

Kelin: Me përkushtim të fortë në demokraci, integrim dhe paqe dërgoni mesazh të fortë në rajon

Gazetamax.mk

Arsovska ka larguar portretet e kryetarëve të mëparshëm, i ka vendosur afër tualeteve

Gazetamax.mk