GazetaMax
Ballina

Grubi nga Sllupçani: Kulla e UÇK-së do të jetë busullë orientuese e rrugëtimit kombëtar të së ardhmes

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi nga Sllupçani me rastin e hapjes së kullës përkujtimore për nder të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare tha se kjo kullë do të jetë busullë orientuese e rrugëtimit kombëtar të së ardhmes

Nga sot i përjetësuar me Kullën Përkujtimore dhe me shqiponjën në krye të saj do të jetë kujtimi për të gjithë dëshmorët dhe martirët e kauzës sonë kombëtare për barazi, shkruan më tej Grubi.

Postimi i Grubit:

Bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, kryetarin e Kuvendit, kolegët ministra, zëvendës ministra, deputetë, kryetarë komunash dhe sekretarë shtetëror në mesin e shumë bashkëkombasve në Sllupçanin e lavdisë kombëtare përkujtuam 2 Majin, ditën e shpalljes së Karadakut zonë të lirë nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare.

Nga sot i përjetësuar me Kullën Përkujtimore dhe me shqiponjën në krye të saj do të jetë kujtimi për të gjithë dëshmorët dhe martirët e kauzës sonë kombëtare për barazi.

Kjo kullë do të mbajë gjallë amanetin dhe do të jetë busullë orientuese e rrugëtimit kombëtar të së ardhmes.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare!

https://www.facebook.com/100044385821029/posts/541743040648552/

Related posts

Largoni toksinat duke pirë ujë në mëngjes

Gazeta Max

Bebet me kokë të madhe kanë tendencë të bëhen më inteligjentë

Gazeta Max

Si të silleni ndaj dashurive të para të fëmijëve?

Gazeta Max