Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi nga Sllupçani me rastin e hapjes së kullës përkujtimore për nder të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare tha se kjo kullë do të jetë busullë orientuese e rrugëtimit kombëtar të së ardhmes
Nga sot i përjetësuar me Kullën Përkujtimore dhe me shqiponjën në krye të saj do të jetë kujtimi për të gjithë dëshmorët dhe martirët e kauzës sonë kombëtare për barazi, shkruan më tej Grubi.
<strong>Postimi i Grubit:</strong>
Bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, kryetarin e Kuvendit, kolegët ministra, zëvendës ministra, deputetë, kryetarë komunash dhe sekretarë shtetëror në mesin e shumë bashkëkombasve në Sllupçanin e lavdisë kombëtare përkujtuam 2 Majin, ditën e shpalljes së Karadakut zonë të lirë nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare.
Nga sot i përjetësuar me Kullën Përkujtimore dhe me shqiponjën në krye të saj do të jetë kujtimi për të gjithë dëshmorët dhe martirët e kauzës sonë kombëtare për barazi.
Kjo kullë do të mbajë gjallë amanetin dhe do të jetë busullë orientuese e rrugëtimit kombëtar të së ardhmes.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare!
https://www.facebook.com/100044385821029/posts/541743040648552/