GazetaMax
Lajme

Vdekja e 26 vjeçarit në Suharekë, gjithçka që dihet deri tani

Një person i moshës 26 vjeçare ka ndërruar të hënën jetë si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Greikoc të Suharekës.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë, Vesel Gashi ka njoftuar se rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë, ndërkaq afër shtëpisë së 26 vjeçarit është gjetur një armë e tipit AK47, që dyshohet se është përdorur në këtë rast.

Gashi ka thënë se rreth orës 15:55, Spitali Rajonal i Prizrenit ka pranuar një pacient në gjendje të rëndë, dhe përkundër përpjekjeve të mjekëve, i njëjti më vonë ka ndërruar jetë.

“Pas marrjes së informatës, njësitë e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Greikoc të Suharekës dhe në një objekt përcjellës, 20 deri në 30 metra larg shtëpisë së viktimës, është gjetur një armë AK-47 e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe rasti është duke u trajtuar si ‘Vdekje e dyshimtë’”, ka deklaruar Gashi.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për procedura të mëtutjeshme në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Njësitet relevante po merren me rastin.

Të hënën është raportuar se 26 vjeçari, Faton Haxhaj, djali i dëshmorit Haxhi Haxhaj.

Related posts

Arrestohen dilerë në Shkup dhe Resnjë

Gazetamax.mk

Dy viktima nga Covid dhe 57 raste të reja

Gazetamax.mk

Profesori universitar Bardhyl Dauti me fjalë të mëdha për zëvendëskryeministrin Artan Grubi

Gazetamax.mk