Mickoski në vizitë pune në landin gjerman Nordrhein-Westfalen

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, nga sot po qëndron për vizitë pune në landin gjerman Nordrhein-Westfalen.

Në kuadër të vizitës janë paraparë takime në nivel të lartë politik, si dhe bisedime me përfaqësues të kompanive, institucioneve dhe komunitetit të biznesit.

Siç njoftojnë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, Mickoski do të marrë pjesë në samitin e parë me temë “Më të fortë së bashku – qëndrueshmëria si imperativ për të gjithë shoqërinë”, ku do të jetë gjithashtu pjesë e panel-diskutimit me titull “Nga ndryshimet globale te realitetet rajonale”.