Opinionisti Adriatik Dosti ka reaguar përmes një shkrimi të gjatë, ku ka bërë thirrje për bashkim të shqiptarëve dhe protestuesve kundër kryeministrit Edi Rama.
Dosti ka kritikuar atë që e quan përçarje të opozitës, duke drejtuar akuza ndaj figurave politike dhe grupeve të ndryshme që, sipas tij, po pengojnë unitetin e protestuesve.
Ai ka kritikuar edhe drejtues të Partisë Demokratike, duke përmendur Sali Berishën dhe disa figura të tjera, për qasjen e tyre ndaj protestave dhe lëvizjes studentore.
Sipas Dostit, dallimet politike dhe përplasjet e brendshme nuk duhet të jenë më të rëndësishme sesa qëllimi i përbashkët për ndryshimin e pushtetit.
Në fund të reagimit, ai ka theksuar se shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar, duke e përmbyllur shkrimin me mesazhin: “Shqipëria mbi të gjitha.”
Shkrimi i plotë:
Kush nuk na do bashke…
Rama i pari…pasi te percare na mund me kollaj e na mban keshtu sic na ka mbajtur jete e mot.
Nuk na do bashke hasmi …serbi, greku, maqedoni e malazezi.
Nuk na duan bashke hajnat e Shqiperise, tradhetaret, te poshtrit e antishqiptaret…qe fatkeqesisht i kemi me shumice mes nesh .
Nuk na duan bashke ne protestat tona anti Rama…kelyshet komuniste…vemjet patronazhiste te urryer te
Edvinit…morrat e kuq me dhe pa pagese me maska , kapuce te zinj ne koke e me gure e hunj ne duar qe dhunojne, terheqin zvarre e rrembejne protestues rrugeve e rrugicave te Tiranes …
E fatkeqesisht futur edhe mes nesh per te na sabotuar, ndare, percare e sherrosur.
Nuk na duan bashke Qorri, Shabani, Lapaj e plot te tjere si ta reth tyre e prane tyre …kelyshe te Sorrosit e te Djallit.
Por nuk na duan bashke edhe pseudo demokratet e antishqiptaret e llojit tjeter te cilet me te drejte protesthesit studentore si duan e si durojne me dot mes tyre …
Me ne krye Noken, G. Bardhin, Gjekmarkajn, Luanin, Bylykbashin, cunin e Fahriut… Inen, Albanen, T.Shehun etj etj…
Nuk na duan bashke ata te cilet ne fillim e sulmuan ashper protesten e shqiptareve anti Rama qe nisi qe ne Qershor duke u reshtuar ne krahun e atyre qe mbronin ” investimet e huaja ” ne Shqiperi e me pas fryma e vendosmeria e protestes dhe e protestuesve i detyroi te beheshin me te e me ta.
Nuk na duan bashke ata te cilet ne diten e pare te protestes studentore e dhunes se eger te policise kriminale te Rames ndaj saj…benin takime elektorale me demokratet e Dibres (???).
Nuk na duan bashke ata te cilet mjaftohen me sherre ne parlament, me te sharra ” ndaj pales tjeter ” me hedhje fishekzjarresh e tymuesesh ndaj Taos me shoke e Beles me shoqe…ne vend qe ti kapin per fyti e tu a nxjerrin syte poc.
Nuk na duan bashke ata qe te nxitur nga pa dija, keq informimi e dashakeqesia vene shenjen e barazimit mes PS e PD …ata qe me shume bertasin e ulerasin Berisha ne burg ( i cili ka ne dore vetem celsat e kashtes ) dhe mermerijne …edhe Rama ne burg…i cili mire qe ju vodhi, shiti, tradhetoi e poshteroi por edhe po ju terheq zvarre, po ju gjakos, masakron, arreston e vret …e vec burgut meriton edhe Litarin.
E pra perpos gabimeve e fajeve jo te pakta qe kane si PD e si demokratet por edhe Lideri i tyre …gjykoj se percarja e nxitur nga Dora e zeze qe na do te zezen ne shqiptareve nuk ka vend mes nesh…
Sot …bashke me shume se kurre sepse ajo qe na bashkon eshte me e madhe se sa ajo e vogla qe na ndan…
Keshtu eshte e keshtu duhet te jete nese vertet Shqiperine e neserme e duam pa Ramen e banden e tij kriminale ne pushtet .
Shqiperia mbi te gjitha.
Burimi: botasot.info
