GazetaMax
Kuriozitete

Juventusi identifikon Pulisicin si zëvendësues të Dybalas

Sulmuesi anësor i Chelseat, Christian Pulisic ka përfunduar në listën e dëshirave të Juventusit.
Babai i Pulisic pranoi këtë javë se po shqyrtonte opsionet e tij pas një sezoni të vështirë në Londër.
Situata e tij jo e qëndrueshme te Blutë ka bërë që Pulisic të përfundoj në listën e dëshirave të disa klubeve të njohura evropiane.
Sipas gazetës italiane Tuttosport, Juventusi po i ndjek nga afër zhvillimet e të ardhmes së Pulisicit.

Bianconerët e shohin Pulisicin si një zëvendësues të mundshëm të Paulo Dybala, i cili do të largohet kur kontrata e tij skadon në qershor.
Pulisic ka nisur vetëm dhjetë ndeshje në Ligën Premier për Chelsean këtë sezon dhe ka një marrëveshje deri në vitin 2024. 

Related posts

Real Madridi kalon Barcelonën me trofe, pas titullit të fituar në La Liga

Gazeta Max

Milan dhe Roma po i shkëmbejnë yjet

Gazeta Max

Ten Hag mrekullohet nga talenti i United, çuditet pse nuk ka pasur më shumë minuta

Gazeta Max