GazetaMax
Sport

Guardiola i shkatërruar pas humbjes: Kishim gjithçka në kontroll, Reali është i aftë gjithmonë për rikthime

Manchester City ishte shumë pranë finales së Ligës së Kampionëve, por u mposht nga Real Madridi në ndeshjen e kthimit.
Los Blancos ishin në disavantazh 0-1 deri në minutën e 90-të, kur Rodrygo shënoi dy gola brenda një minute për ta dërguar ndeshjen në vazhdime me madrilenët që triumfuan 3-1.
Pep Guardiola ka folur pas disfatës, duke thënë se në pjesën e parë nuk luajtën mirë, derisa në të dytën kontrolluan ndeshjen.

“Në pjesën e parë nuk luajtëm futboll, na mungoi loja, nuk kishim vazhdimësi dhe rrjedhshmëri në lojë. Më pas e morëm veten dhe në momentin tonë më të mirë kishim mundësi të dërgonim rezultatin në 2-0 për ne. E kishim gjithçka nën kontroll”.
“Ata futën lojtarë të freskët dhe morën më të mirën. Nuk e mendova kalimin në finale për shkak të përvojës së madhe që kam në këtë garë, por sa keq, ishim shumë afër finales”, tha Pep.
Tutje Guardiola uroi Real Madridin dhe Liverpoolin për kalimin në finale, teksa duket se nuk e ka befasuar rikthimi i tyre.
“Realit i duheshin dy gola, por ata janë të aftë për ta bërë një përmbysje të tillë, historia e tyre flet qartë. Urime Realit dhe Liverpoolit për kualifikimin në finale|.
“Pësuam një goditje të fortë, e pranoj. Nuk e di nëse meritonim diçka më shumë. Kemi zhvilluar gjëra të jashtëzakonshme së bashku, jam i lumtur te Manchester City”, tha Guardiola. 

Related posts

Tevez te Milan? Vjen lajmi “bombë”

Gazetamax.mk

Mino Raiola ka ndërruar jetë – ai kishte nën menaxhim disa nga futbollistët më të mirë në histori të futbollit

Gazetamax.mk

Kosova fiton ndaj Estonisë, nis mbarë në kualifikimet e Evropianit

Gazetamax.mk