GazetaMax
Ballina

Zëvendësministri Bushi: Policia jonë është e rreshtuar krah për krah me atë të vendeve europiane

Policia e Republikës së Maqedonisë së Veriut është rreshtuar krah për krah me policitë e vendeve evropiane dhe për këtë është angazhuar Qeveria, Kuvendi dhe mbi të gjitha Ministria e Brendshme bashkë me punësuarit. Kështu është shprehur zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi gjatë prezantimit të Monografisë me temë “Ministria e Brendshme për qytetarët 2017-2021” me rastin e 7 Majit, ditës së Policisë.

Sipas Bushit MPB, gjithmonë, pa përjashtim, në radhë të parë synon arritjen e qëllimit prioritar – rendin dhe qetësinë publike dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë.

“Gjatë kësaj periudhe MPB ka kaluar shumë sfida dhe ka gjetur zgjidhje për të njëjtat, edhe atë në shumë fusha të veprimtarisë së Ministrisë, përmes vullnetit dhe marrëveshjes së qartë politike e cila ishte parakusht për të nisur reformimin e institucionit tonë”, është shprehur Bushi.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi gjithashtu ka thënë se ai personalisht beson se në periudhën që pason MPB do të vazhdoj të realizoj me shumë përkushtim dhe profesionalizëm të gjitha synimet e parapara, duke gëzuar përkrahje edhe më të madhe nga qytetarët.

Related posts

Gratë humbin 3 orë gjumë çdo natë, fajtorë meshkujt

Gazetamax.mk

Ministri Shaqiri: Ja çfarë bëmë për profesorët e rregullt universitar

Gazetamax.mk

Shkaku, simptomat dhe si duket saktësisht trajtimi i goditjes në tru

Gazetamax.mk