Edon Zhegrova asiston, Juventusi trondit Napolin

Edon Zhegrova ka lënë gjurmë menjëherë pas inkuadrimit në lojë, duke asistuar në golin me të cilin Juventusi ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Napolit.

Ylli i Kosovës u aktivizua në minutën e 59-të, ndërsa vetëm pak minuta më vonë dha kontributin vendimtar në golin e skuadrës torineze.

Në minutën e 70-të, Kerim Allajbegoviq realizoi një eurogol nga rreth 17 metra, pas asistimit të Edon Zhegrovës.

Goditja e fuqishme e futbollistit përfundoi në këndin e sipërm të majtë të portës së Napolit, duke lënë të pafuqishëm portierin kundërshtar.

Ndërkohë, te Napoli, Amir Rrahmani u aktivizua në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 46-të, duke zëvendësuar Giovanni Di Lorenzon.

Burimi: botasot.info