GazetaMax
Lajme

Nuk do të paguhen të punësuarit në çerdhe? Problem i cili mund ta prishë procesin negociues

Shkup, 6 Maj – Ka harmonizim të qëndrimeve të SAShK-ut dhe MASH-it, por megjithatë duhet dritë jeshile nga Ministria e Financave për t’i rrumbullakosur negociatat që do të vazhdojnë të dielën. Në qoftë se nuk arrihet rezultat konkret, atëherë bisedimet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme.

“Jemi duke i harmonizuar qëndrimet, kemi përparim sa u takon negociatave. Duam të jemi optimistë, por megjithatë nuk varet gjithçka nga ne, negociatorët, varet edhe nga Ministria e Financave nëse do të mund të ndajë mjete shtesë”, deklaroi Jakim Nedellkov, kryetar i sindikatës.

Për ditët të cilat i kanë humbur për shkak të grevës, të punësuarit në arsim do t’i marrin pagat e tyre. Por, çka do të ndodhë me të punësuarit në çerdhe?

“Fatkeqësisht kemi problem në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, kemi problem serioz, deri në ditën e sotme nuk kemi sinjal se do të paguhet mëditjet. Ky mund të jetë një problem serioz i cili mund ta prishë procesin e negociatave”, pohoi Jakim Nedellkov, kryetar i sindikatës.

Institucionet e arsimit parashkollor janë subjekte juridike të veçanta dhe të pavarura të cilat gjatë punës së tyre i respektojnë ligjet, aktet nënligjore dhe marrëveshjet kolektive. Në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve është rregulluar pagesa e rrogave dhe kompensimeve të rrogës, thonë për TV21 nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

“Presim që institucionet parashkollore t’i respektojnë dispozitat e rregullave të caktuara për pagesë të rrogave dhe kompensimeve të rrogës gjatë grevës”, thonë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

E sipas Ligjit, të punësuarit në çerdhe duhet t’i marrin rrogat e plota, por pa shtesat. Në ndërkohë procesi edukativ-arsimor po zhvillohet në mënyrë të pandërprerë në të gjithat shkollat e vendit.

Related posts

Linjat 19, 20, 22, 52 dhe 54 do të zëvendësohen me autobusë të shtetit, nuk do të ketë mungesë të transportit

Gazeta Max

Edhe në Maqedoni më së shumti vota fitoi Bojko Borisov

Gazeta Max

Shtyhet gjykimi për rastin “Besa Trans”

Gazeta Max