GazetaMax
Lajme

Spasovski vendosi lule para përmendores në MPB-së me rastin e 7-të Majit

Shkup, 7 maj – Delegacione të Ministrisë së Punëve të Brendshme vendosën lule të freskëta në memorialet e të rënëve dhe pjesëtarëve të vdekur të Ministrisë së Punëve të Brendshme në rrethin e MPB-së: në përmendoren para godinës së Policisë Kufitare, në Qendrën Policore “Gjorçe Petrov”, në parkun “Gruaja” në bazën “Brest” dhe në kazermën “Ilindeni”.

Siç informojnë nga MPB-ja, lule të freskëta në përmendoren e MPB-së vendosi ministri i Punëve të Brendshme z. Oliver Spasovski, sekretarja shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendshme Magdalena Nestorovska, drejtori i Byrosë për Siguri Publike Sasho Tasevski dhe zëvendësdrejtori i Byrosë për Siguri Publike Arif Asani. Lule vendosën edhe përfaqësues të mbrojtësve dhe familjarët e pjesëtarëve të rënë të MPB-së, si dhe përfaqësues të Sindikatës së Policisë së Maqedonisë.

Related posts

BDI shpall zgjedhjet në të gjithë degët dhe Forumin Rinor

Gazeta Max

Arsovska do të mer kredi 10 milion euro për blerjen e 50 autobusëve

Gazeta Max

Një 21-vjeçar ka humbur jetën në rrugën Shtip-Koçan

Gazeta Max