GazetaMax
Lajme

Moduli i dytë i Shkollës Politike pranë Qendrës Presidenciale për Edukim Politik

Shkup, 7 maj – Këtë fundjavë po mbahet moduli i dytë i Shkollës për Politika pranë Qendrës Presidenciale për Edukim Politik në bashkëpunim me Institutin Demokratik  Nacional për Çështje Ndërkombëtare (NDI).

Siç kumtuan nga Kabineti i presidentit, moduli i dytë i Shkollës për Politika e hapën dr. Aleksandar L. Spasov, kryetar i Këshillit Pogramor të Qendrës Presidenciale për Edukim Politik, këshilltar i presidentit për çështje juridike dhe profesor ordinar në Fakultetin Juridik “Justijani i Parë” dhe Robert Skot Hejzlet, drejtor i lartë rezident i Institutit Demokratik Nacional për Çështje Ndërkombëtare (NDI) në Maqedoninë e Veriut.

Në këtë drejtim, u mbajt panel diskutim në të cilin morën pjesë disa deputetë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, koordinatorë të grupeve të deputetëve të pushtetit, Jovan Mitreski i LSDM-së, Arbër Ademi i BDI-së dhe të opozitës, Nikolla Miceski i VMRO-DPMNE-së dhe Artan Qazimi i Aleancës për Shqiptarët, ndërsa fjalime në temën “Kuvendi si themel i demokracisë parlamentare” kishin nënkryetari dhe sekretarja e përgjithshme të Kuvendit, Goran Milevski dhe Cvetanka Ivanova.

Me qëllim të afrimit të punës së Kuvendit me popullatën e re u mbajt edhe aktivitet edukativ “Kam qëndrim”, ku pjesëmarrësit e simuluan punën e legjislativit.

Qëllimi i trajnimeve në kuadër të modulit të dytë është ngritja  e vetëdijes te popullata e re për përfitimet e demokracisë, inkurajimi i tyre dhe përgatitja për përfshirje  dhe kritikë shoqërore dhe politike.

Related posts

Sinishtaj pas diskutimit me Escobar: Do të vazhdojmë të kyçemi në politikën amerikane

Gazetamax.mk

Murtezani: Bujar Osmani më kollaj mbërrin në Ukrainë sesa në Mitrovicë

Gazetamax.mk

Grubi, Osmani e funksionarë të BDI në Dizhon të Çairit. Përkrahje e madhe rrugës vizionare të Ali Ahmetit

Gazetamax.mk