Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka pritur ambasadoren e sapoemëruar të Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut, Maja Sivanjanam. Gjatë takimit është diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin parlamentar dhe ekonomik, si dhe mbështetjen britanike për integrimin evropian të vendit.
Në një postim, Gashi ka shkruar:
“Me kënaqësi mirëprita ambasadoren e sapoemëruar të Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.S. znj. Maja Sivanjanam, të cilës i urova mirëseardhje dhe suksese në misionin e saj diplomatik.
Riafirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe diskutuam për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit parlamentar dhe ekonomik, si dhe për avancimin e partneritetit tonë në fusha me interes të përbashkët.
Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar në procesin e integrimit europian të vendit tonë dhe në forcimin e institucioneve dhe vlerave demokratike”, ka shkruar Afrim Gashi.
Burimi: alfax.mk
