GazetaMax
Lajme

Shënohet 8 Maji – Dita botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe

Shkup, 8 maj – Nën moton “Bëhu njerëzor”, këtë vit Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut tradicionalisht do ta shënojë 8 Majin – Ditën botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Dita Botërore e Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe  shënohet simbolikisht më 8 Maj në nder të themeluesit të Lëvizjes, Anri Dinan i lindur më 8 maj në vitin 1828. Në periudhën nga data 8 deri më 15 maj, organizata do ta shënojë edhe Javën e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në parkun e qytetit te Guaska sot do të organizohet  ngjarje me karakter promovuese-argëtuese, ndërsa do të promovohet edhe fushata për ndihmë të parë nën moton Ndihma e parë shpëton jetë me të cilën është parashikuar të realizohen trajnime falas për ndihmën e parë për 25.000 fëmijë të shkollave fillore dhe të mesme në mbarë vendin.

“Në këto trajnime fëmijët do të kenë mundësi të fitojnë njohuri bazë  për dhënien e ndihmës së parë si intervenim i shpejtë dhe vital qëllimi i së cilës është të shpëtojë jetë njeriu, por edhe të zvogëlohen komplikimet nga lëndimet dhe invaliditeti”, informojnë nga Kryqi i Kuq.

Në ngjarje do të drejtohen  kryetari i Kryqit të Kuq Romel Velev, sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq Sait Saiti, ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, drejtori i Postës së Maqedonisë Vasko Stefanov dhe sekretarja shtetërore në Ministrinë e Arsimit Aneta Tërpevska.

Related posts

33 nxënës shqiptar të Banjicës së Çashkës ende mësojnë në gjuhën maqedonase

Gazetamax.mk

VMRO, propozon dy data për zgjedhje të parakohshme

Gazetamax.mk

Shqiptarët kundër modelit me një njësi zgjedhore

Gazetamax.mk