GazetaMax
Lajme

Macron propozon një “paradhomë” për vendet që synojnë integrimin në BE

Paris, 10 Maj – Presidenti francez, Emmanuel Macron ka shpalosur vizionin e tij për Europën e të ardhmes, një Europë e shpejtësive të ndryshme në nivelin e brendshëm dhe krijimin e një komuniteti politik te Europës si vizion për strukturimin e kontinentit europian për të përfshirë vende si Ukraina, Gjeorgjia, apo Moldavia, por edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Edhe nëse Bashkimi Europian do t’i akordonte shpejt Ukrainës statusin e kandidatit, se procesi i anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Europian do të merrte shumë vite e padyshim shumë dhjetëveçarë. Kjo është e vërteta”, ka deklaruar presidenti francez. Sipas Macron, të mohosh këtë, do të thotë që BE-ja do të duhej të ulte standartet e anëtarësimit dhe të rimendonte krejtësisht Europën, si dhe parimet për të cilat Bashkimi Europian është edhe për vetë shtetet anëtare të BE-së.

“Le të jemi të qartë. Bashkimi Europian për nga niveli i tij i integrimit dhe ambicies nuk mund të jetë e vetmja përgjigje afatshkurtër e strukturimit të kontinentit evropian”, ka deklaruar Macron.

Sipas presidentit francez duhet gjetur një zgjidhje në emër të stabilitetit, prosperitetit të Bashkimit Europian pa cënuar intimitetin e ndërtuar midis shteteve anëtare të BE-së.

“Nuk duhet të themi siç e kemi thënë deri tani, që përgjigjja e vetme është anëtarësimi në në BE, por të hapim një debat historik në lartësinë e ngjarjeve që po përjetojmë mbi organizimin e kontinetit evropian”, ka shtjelluar ai. Në këtë kuadër, Emmanuel Macron i është referuar konceptit të presidentit Françoi Miterrand për krijimin e një konfederate europiane, të cilës i bashkangjitej edhe Rusia, koncept që ishte tepër i avancuar për epokën. Por sipas presidenti Francez, Miterrand shtronte pyetjen e duhur: Si të organizojmë Europën në nivelin politik?

Pse Macron përfshin edhe Ballkanin në komunitetin politik?

Presidenti francez ka ripërsëritur vizionin për anëtarësimin e Ballkanin Perëndimor në BE. “Ka shtete të Ballkanit Perëndimor që janë angazhuar në rrugën e anëtarësimit dhe ky proces duhet të vazhdojnë me reformat. Këto vende ka një vokacion të qartë”, është shprehur ai. Por duke shtjelluar idenë për krijimin e një komuniteti politik të Europës, gjatë një konference për shtyp në Strasburg, presidenti Macron, ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor mund të jenë pjesë e këtij komuniteti.

Presidenti francez propozon krijimin e një komuniteti politik te Europës si vizion për Europën e të ardhmes, që do t’u mundësonte kombeve europiane të ndajnë të njëjtat vlera me Bashkimin Europian për sigurinë, paqen, energjinë, transportin, investime të infrastrukturës, të lirisë së lëvizjes dhe të rinjve. “Pjesëmarrja në këtë organizatë nuk paragjykon detyrimisht anëtarësimin në BE, ashtu siç ajo nuk do të mbetej e mbyllur për ata që kanë dalë nga BE”, është shprehur Macron.

Sipas tij, ky propozim vjen, pasi perspektiva e anëtarësimit është e largët, ndërkohë, që ajo për të cilat kanë nevojë vende si ato të Ballkani Perëndimor janë çështje konkrete që kërkojnë zgjidhje të shpejtë: “Nëse ne shohim, problemet që duhen zgjidhur janë shpesh ato që kanë të bëjnë me infrastrukturën energjitike, investimet e huaja, problemet me rininë dhe transporti. Mendoj, që është mënyra për t’i ankoruar këto vende në Europë, të rrisim bashkëpunimin, pa përzier tê gjitha axhendat“, është shprehur ai. / Abc

Related posts

Donacion në vlerë prej 38.185 euro për Klinikën Universitare për kirurgji maksilofaciale

Gazetamax.mk

Kirill Petkov i ka falënderuar autoitetet që e ka zbuluar kryerësin e zjarrit të shkaktuar

Gazetamax.mk

Drejtori Selami raporton për të arriturat e vitit 2023 në Byronë për Metrologji

Gazetamax.mk