GazetaMax
Lajme

Boki 13 ngeli para gjykatës pasi u vonua për në seancë, gjithsesi seanca u shtye

Shkup, 11 maj – Gjykimi ku kërkëohet Bojan Jovanovski – Boki 13, Katica Janeva dhe shteti të kthejnë një pjesë prej 1,5 milion eurove biznesmenit Orce Kamçev është shtyrë përshkak se mungonin dëshmitarët, informon Zhurnal.

Për sot ishte paraparë të dëgjohen dëshmitarët sikurse kontabilistja në firmat e Kamçevit, Mirjana Boshkovska, si dhe Ana Kamçeva, bashkëshorte e biznesmenit, e ëma Ratka Kunovska Kamçeva dhe motra Kristina Kamçeva Stojçeska. Asnjëri prej tyre nuk është paraqitur në gjykatë. Gjykatësi Andrej Dimovski tha se postjeri nuk ka arritur t’i gjejë në adresë. Më pas i akuzuari Bojan Jovanovski u dërgua prapa në burgun e Idrizovës.

“Nuk janë prezent dëshmitarët për të cilët gjykata solli vendim të dëgjohen, Mirjana Boshkovska, Ana Kamçeva, Ratka Kamçeva dhe Kristina Kamçeva. Këto adresa dallojnë nga adresat e para. Te Mirjana Boshkovska, postjeri ka thënë se nuk ka patur askush në shtëpi. Ana Kamçeva, sigurimi i objektit i ka thënë se ajo është transferuar prej aty. Ftesa nuk i është dorëzuar as Ratka Kunovska Kamçevës për të cilën postjeri është shprehur se nuk ka qenë në shtëpi por në punë. Kristina gjithashtu nuk ka qenë në shtëpi”, tha gjykatësi Andrej Dimovski.

Avokati Aleksandar Mihajllovski tha se ka mësuar që Gjykata Civile ka prolem me dorëzimin e ftesave.

Gjykata Supreme deri tani nuk ka vepruar për urgjencën dhe kërkesën, ka ërë të ditur gjykatësi Dimovski.

Në seancë u soll edhe Bojan Jovanovski. Ai ngeli para gjykatës përshkak se nuk ishte sjellur në kohë, por pasi kishte përfunduar seanca./Zhurnal.mk

Related posts

Mucunski për vizitë në Francë, realizon takime të rëndësishme atje

Gazetamax.mk

Kovaçevski: Lista për sanksione nuk ishte temë e takimit me këshilltarin Shole

Gazetamax.mk

Rexhepi-Zejd: BDI mbetet faktor primar në skenën politike, vetëm Fronti Europian garanton ardhmëri europiane

Gazetamax.mk