Profesori amerikan Alon Ben-Meir, përmes një reagimi në Facebook, ka kritikuar Donald Trumpin për deklaratat dhe veprimet që, sipas tij, minojnë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor.
Ben-Meir shprehet se oferta prej 1 milion dollarësh për raportimin e rasteve të mashtrimit zgjedhor mund të nxisë akuza të pabazuara dhe të krijojë pasiguri rreth rezultateve të zgjedhjeve
Ai u bën thirrje udhëheqësve demokratë dhe të gjithë mbrojtësve të demokracisë që të reagojnë, duke theksuar se humbja në zgjedhje nuk është dëshmi e mashtrimit dhe se integriteti zgjedhor kërkon mbrojtjen e votës dhe besimit të publikut.
Shkrimi i tij i plotë:
Gjatë gjithë fushatës për zgjedhjet e mesit të mandatit, Trump është përpjekur të minojë besimin te procesi zgjedhor, duke sulmuar votimin me postë dhe duke kërkuar vendosjen e kërkesave shtesë për dokumentimin e shtetësisë. Për të mbuluar mashtrimet dhe manipulimet e tij në zgjedhje, ai ofroi 1 milion dollarë për këdo që raporton raste mashtrimi elektoral, një praktikë kjo në të cilën ai vetë ka përvojë të veçantë.
Një nxitje e tillë inkurajon akuzat e pabazuara, ushqen mosbesimin dhe krijon një pretekst për të kundërshtuar fitoret e demokratëve, duke zgjatur pasigurinë dhe thelluar përçarjet për javë të tëra.
Udhëheqësit demokratë, senatorët, guvernatorët, bordet editoriale të gazetave dhe të gjithë ata që janë të përkushtuar ndaj demokracisë duhet t’i dënojnë këto taktika pa vonesë. Ata duhet të bëjnë dallimin mes provave të vërtetuara dhe pretendimeve të motivuara politikisht, si dhe të bëjnë të qartë se një rezultat i pafavorshëm zgjedhor nuk përbën provë për manipulim.
Mbrojtja e integritetit zgjedhor nënkupton mbrojtjen si të votës, ashtu edhe të besimit të publikut te rezultati i saj.
Burimi: botasot.info
