Trajtë

I gjallë në mesin e të vdekurve,

Apo i vdekur në mesin e të gjallëve?

Vdekatar mes atyre që u përkasin përjetësisë.

I kujtuar mes të harruarve,

Apo i harruar mes të kujtuarve?

I huaj mes të njohurve,

Apo i njohur mes të huajve?

I robëruar mes të lirëve,

Apo i lirë mes të robëruarve?

Dhe askush s’e di 

në cilën anë të heshtjes jeton.

Burimi: Botasot