Sipas hulumtimeve, pirja e tri gotave shampanjë në javë mund të ndihmojë në parandalimin e demencës dhe sëmundjes së Alzheimerit.
Për shkak të përbërjeve që gjenden kokrrat e rrushit Pinot Noir dhe Pinot Meunier, të cilat përdoren për të bërë shampanjë, kjo mund të parandalojë zhvillimin e këtyre sëmundjeve mendore.
Hulumtimi i publikuar nga Universiteti i Reading-ut pretendon se njerëzit që pinë rregullisht shampanjë mund të përmirësojnë gjithashtu kujtesën e tyre hapësinore.
Hulumtimet premtojnë
Profesori Jeremy Spencer nga Universiteti i Reading-ut thotë: “Ky hulumtim… për herë të parë ilustron se konsumimi i moderuar i shampanjës ka potencialin të ndikojë në funksionimin kognitiv siç është kujtesa… Shampanja, së cilës i mungojnë flavonoidet, është gjithashtu në gjendje të ndikojë në funksionin e trurit nëpërmjet veprimit të komponimeve më të vogla fenolike, të cilat më parë mendohej se nuk kishin aktivitet biologjik”.
Por kjo duhet mbajtur parasysh: hulumtimi bazohet në një eksperiment që përfshin minjtë. Është e qartë se shumë hapa në komunitetin shkencor janë arritur falë eksperimenteve me kafshët, por si mund të jemi kaq të sigurt për gjetjet nëse ato ende nuk janë testuar te njerëzit?
Është radha e njerëzve
Dr David Vauzour, një studiues tjetër, shtoi: “Në të ardhmen e afërt, ne do të përpiqemi t’i përkthejmë këto gjetje te njerëzit. Kjo është arritur me sukses me ushqime të tjera të pasura me polifenole, si boronicat dhe kakao, dhe ne parashikojmë rezultatet të ngjashme për konsum të moderuar të shampanjës.
Mirë, ndoshta kjo mund të jetë një arsye për të festuar në të ardhmen e afërt, por deri atëherë, shijoni një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme.