GazetaMax
Lajme

Deputetët e VMRO-së vazhdojnë bllokadën, përplasje për pagat e deputetëve

Shkup, 12 Maj – VMRO-DPMNE-ja vazhdon të ndjekë të njëjtën metodë të bllokimit të Kuvendit edhe në ditën e tretë. 35 deputetë të opozitës janë paraqitur për fjalë për njërin nga propozim ligjet në rend dite. Me një ritëm të tillë, seancës me 32 pika nuk i shihet fundi.

“Pse nuk kemi votuar për rendin e ditës? Dua vetëm të ju kujtoj se 10 ligje të propozuara në kohë me procedurë të shpejtë, në interes të qytetarëve nuk janë vendosur ose plotësuar në rend dite. Nëse do të ishin vendosur, nuk do të vihej në këtë situatë”, Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së.

“Nuk ka vendim për këtë. Nuk mund të zgjidhet çështja e marrjes së rrogës dhe harxhimeve rrugore me vendim të plenumit. Ka ligj për persona të zgjedhur dhe të emëruar dhe në bazë të atij ligji dhe ligjit për Kuvendin është qartësuar procedura se Komisioni për zgjedhje dhe emërime është kompetent për këtë. Po thau se do t’i numërosh, por ajo nuk është kompetencë e juaja”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

“Pajtohem që të mbahet evidencë si për mungesë ashtu edhe për lëshimin e sallës dhe për gjithçka tjetër. Secili që nuk është prezent ose e lëshon sallën, të zbatohet ligji dhe të ketë sanksione ashtu siç e parashikon ligji. Te këtë edhe shkurtime të rrogave ashtu siç propozon Mickoski. Unë pajtohem plotësisht”, deklaroi Jovan Mitreski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së.

Kjo do të jetë seanca e fundit në sallën e madhe, aty ku plenumi ka punuar që nga fillimi i pandemisë por ku nuk ka as kushte teknike dhe as kushte që mediat të ndjekin debatin me prezencë fizike. Seanca e radhës do të jetë në sallën Maqedonia.

Related posts

Edhe sot pati 9 alarme për bomba në shkolla, të gjitha ishin të rrejshme

Gazetamax.mk

Pendarovski: Lufta në Ukrainë solli krizë energjetike dhe sfida të sigurisë

Gazetamax.mk

Qeveria e miratoi Planin e Veprimit për Strategjinë e barazisë dhe mosdiskriminimit

Gazetamax.mk