Trepça ’89 dhe Ferizaj zhgënjejnë

Trepça ’89 e Mitrovicës ka zhgënjyer në kuadër të javës së 14-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, duke barazuar 1:1 në udhëtim ndaj Lepencit në Kaçanik.

Për skuadrën mitrovicase realizoi Sambou, ndërsa golin për vendasit e shënoi Ademaj.

Me këtë barazim, Trepça ’89 renditet në vendin e katërt me 24 pikë, ndërsa Lepenci gjendet në pozitën e 17-të me 10 pikë.

Barazim pa gola u regjistrua edhe në Ferizaj, ku Tefik Çanga, në cilësinë e vendasit, ndau pikët me Ferizajn (0:0).

Ky rezultat është zhgënjyes për skuadrën ferizajase, e cila vazhdon të mbetet larg kreut të tabelës.

Ferizaj renditet në vendin e tretë me 24 pikë, ndërsa Tefik Çanga mban pozitën e fundit me vetëm 8 pikë.

Ndërkohë, në krye të tabelës vazhdon të jetë Liria e Prizrenit me 32 pikë, e ndjekur nga Prishtina e Re me 29 pikë.

Burimi: botasot.info