GazetaMax
Lajme

ZZHTI ka vendosur standardet ndërkombëtare ISO për luftën kundër korrupsionit dhe cilësinë e punës

Shkup, 15 maj – Drejtoria për Zonat Zhvillimore Industriale Teknologjike (ZZHTI) njofton se ka zbatuar standardin ndërkombëtar për parandalimin e korrupsionit ISO 37001:2016, duke u bërë një nga institucionet e para shtetërore me sistem të integruar kundër korrupsionit.

“Vendosja e këtij standardi ndërkombëtar mundëson zbatimin e mekanizmave të duhur për parandalimin dhe zbulimin, si dhe masat specifike për luftimin e korrupsionit”, thuhet në kumtesën e Drejtorisë.

ZZHTI gjithashtu prezantoi Sistemin e menaxhimit të cilësisë në punë në përputhje me standardin ndërkombëtar ISO 9001: 2015 i cili duhet të përmirësojë punën e Drejtorisë me qëllim uljen e kostove dhe rritjen e efikasitetit.

Prej Drejtorisë së ZZHTI-së theksojnë se vendosja e standardeve ISO për cilësinë dhe antikorrupsionin përcakton procedurat e brendshme dhe të jashtme për menaxhimin, njohjen e hershme, rishikimin dhe përmirësimin e sistemit kundër ryshfetit si dhe sistemin e cilësisë dhe përmirësimin e procesit në korniza të Drejtorisë.

Procesi i standardizimit ka vijuar gjatë nëntë muajve të fundit dhe kompania “Kontrolcert”, e cila e ka zbatuar atë, do të kontrollojë çdo vit zbatimin e standardeve dhe do të japë rekomandimet e duhura për përmirësimin e mëtejshëm të punës së ZZHTI.

Related posts

Shpërthen zjarr pranë kufirit të Bllacës

Gazeta Max

Bytyqi: Rritja e pagave në arsim do të thotë inflacion edhe më i lartë, por ky është rrezik i llogaritur

Gazeta Max

Mbijeton me 10 plumba në trup – rrëfimi i Xhem Selimit nga lufta e vitit 2001

Gazeta Max