GazetaMax
Lajme

Këshilli i Ambasadorëve: Bullgaria përfundimisht ta heqë veton dhe të kontribuojë për prosperitetin

Shkup, 16 maj – Këshilli i Ambasadorëve e përshëndet deklaratën e shefave të diplomacive të vendeve anëtare të G-7 dhe Përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, të shprehur në Deklaratën e përbashkët nga takimi i parmbrëmshëm në vendin gjerman Vajzenhaus se fuqishëm e mbështesin hapjen e shpejtë të bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me BE-në dhe me këtë e afirmojnë përcaktimin e tyre për mbështetje të perspektivës evropiane të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me qëllim që të sigurohet stabiliteti, siguria dhe prosperiteti i rajonit.

Këshilli i Ambasadorëve sot në një kumtesë e përshëndeti edhe vendimin e Finlandës që të kërkojë pranim për anëtarësim të plotfuqishëm në NATO si dhe gatishmërinë e Aleancës që në procedurë të shpejtë t’i pranojë Finlandën dhe Suedinë si vende anëtare të plotfuqishme në favor të përforcimit të paqes dhe sigurisë si dhe prosperitetit në atë rajon dhe gjithë Evropën.

“Sa i përket shtyrjes së takimit ndërqeveritar me Republikën e Bullgarisë i cili duhej të mbahej këto ditë për shkak “të mospërmbushjes së detyrave” nga ana e Maqedonisë së Veriut, siç njoftojnë institucionet bullgare, Këshilli i Ambasadorëve e shpreh dëshpërimin e tij nga qasja joserioze dhe e kushtëzuar e institucioneve shtetërore bullgare drejt avancimit të marrëdhënieve dypalëshe miqësore ndërmjet të dyja vendeve dhe konsideron se ato marrëdhënie mund të avancohen vetëm me pranimin dhe respektimin e ndërsjellë të vlerave evropiane”, bëhet e ditur në kumtesë.

Këshilli i Ambasadorëve ju bën thirrje institucioneve shtetërore bullgare që përfundimisht ta heqin veton kundër Maqedonisë së Veriut me qëllim që të kontribuojnë në prosperitetin, paqen dhe sigurinë e rajonit në këto kohë të krizës, shtohet në kumtesën e Bordit Ekzekutiv të Këshillit të Ambasadorëve.

Related posts

Sa e mbështet Kosovën Osmani? “Një ndër vizitat e para të mia si ministër i jashtëm ka qenë pikërisht në Kosovë”

Gazetamax.mk

Sot votohet për shefin e ri të Prokurorisë për Krim të Organizuar

Gazetamax.mk

Berin Fetahi zgjidhet kryetar i Forumit rinor të BDI për nëndegën Shkumbin në Tetovë

Gazetamax.mk