GazetaMax
Lajme

Kovaçevski: Eurointegrimi i Maqedonisë është shëndruar në bisedë historie, ky është shantazh klasik

Shkup, 18 maj – “Ballkani i Hapur” nuk është zëvendësim për integrimin evropian, kanë porositur kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe të Serbisë, Dimitar Kovaçevski dhe Ana Bërnabiq, të cilët shpresojnë se edhe shtetet tjera nga rajoni do t’i identifikojnë përfitimet e kësaj iniciative dhe së shpejti do t’i bashkangjiten.

Për kryeministrin Dimitar Kovaçevski, iniciativa “Ballkani i Hapur” është hap tejet pozitiv për rritjen e performansave të ekonomive në rajon dhe për konkurrencë më të madhe të tyre, ndërsa bisedat për tema nga e kaluara nuk sjellin përfitim për askënd.

“Integrimi i jonë evropian, flas për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë, është peng i Bullgarisë. Ky integrim i joni evropian është vendosur në të folur për historinë, që praktikisht të gjitha shtetet nga Baskimi Evropian shoh se e arsyetojnë. Sipas meje, kjo është gabim, pasi kur flitet për histori, nuk premtohet asgjë, por vetëm flitet për diçka që ka ndodhur para 100-150 viteve. Ky është shantazh klasik dhe nuk mund të sjell kurrfarë përfitimi për askënd. Për këtë shkak vlerësoj se të folurit për tema të cilat kanë të bëjnë me ardhmërinë e shtetit, janë shumë të rëndësishme dhe në këtë bazë duhet të udhëhiqen të gjitha bisedat”, tha Kovaçevski në Samitin “Maqedonia 2025”.

Krahas porocedurave të thjeshtëzuara doganore, me të cilat lehtësohet transporti i ushqimit, në samitin e ardhshëm të iniciativës “Ballkani i Hapur”, që më 7 dhe 8 qershor duhet të mbahet në Ohër, do të bisedohet për implementimin e ID numrit të përbashkët, me të cilin qytetarët nga Maqedonia e Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë do të mund pa nxjerrjen e lejeve të punës, ta vazhdojnë karrierën në ndonjë prej këtyre tre shteteve. Të tre shtetet – iniciatorë të “Ballkanit të Hapur” paralajmërojnë bashkëpunim edhe në sferën e arsimit dhe kulturës.

“Sinqerisht dhe thellë besoj në inciativën ‘Ballkani i Hapur’ dhe shpresoj se edhe partnerët tjerë rajonalë do ta njohin këtë iniciativë. Puna tjetër e madhe, të cilën do ta implamentojmë menjëherë pas mbledhjes së ardhshme të iniciativës ‘Ballkani i Hapur’, që do të mbahet në Ohër më 7 dhe 8 qershor, e ku do të merr pjesë presidenti Vuçiq, është sistemi informativ ku qytetarët lehtë do të mund të paraqiten që të marrin identifikim elektronik ose numër të vetëm, i cili do t’u mundësojë jo vetëm lirisht të udhëtojnë, por edhe të punojnë në shtetet anëtare të iniciativës pa ndonjë leje të domosdoshme për punë”, tha kryeministrja serbe Bërnabiq.

Ajo beson se përfitimet që i ofron kjo iniciativë do të jenë shkak që edhe shtetet tjera të t’i bashkangjiten.

Related posts

Shtëpitë e rusëve që iu vunë sanksione të përdoren për qëllime humanitare

Gazetamax.mk

Statistika tjera nga regjistrimi i popullsisë: 23,8% e popullatës në Maqedoni janë beqarë

Gazetamax.mk

Doganierët shqiptarë nga 1 Maji me rroga më të larta, rregullohet statusi i tyre

Gazetamax.mk